Sport

Dembélé ende jashtë sfidës PSG-Strasburg, Désiré Doué dhe Marquinhos janë gati

Në përditësimin e saj mjekësor të publikuar në prag të ndeshjes së javës së 8-të të Ligue 1 kundër Strasbourg të premten (ora 20:45), PSG njoftoi se Ousmane Dembélé ishte në fazën e rikuperimit dhe ishte jashtë, ashtu si Fabian Ruiz dhe Joao Neves. Ndërkohë që Désiré Doué dhe Marquinhos mund të përfshihen në skuadër.

16 Tetor 2025, 16:00 Nga DOSJA

Dembélé ende jashtë sfidës PSG-Strasburg,

FRANCE - Ousmane Dembélé nuk do të jetë në skuadrën e PSG-së që do të presë Strasburgun të premten (ora 20:45) gjatë ditës së 8-të të Ligue 1.

Klubi njoftoi në një përditësim mjekësor këtë të enjte se fituesi i “Topit të Artë” 2025, viktimë e një "dëmtimi të rëndë në kofshën e djathtë" më 5 shtator, gjatë një ndeshjeje të Bluve kundër Ukrainës (2-0) , ishte në fazën e rikuperimit. 

"Nuk e di sa ditë do të jetë i lënduar. Mund ta shoh nivelin e lojtarëve në stërvitje. Ne përpiqemi të mos marrim asnjë rrezik me shëndetin e lojtarëve", u përgjigj trajneri i PSG-së, Luis Enrique, në një pyetje në lidhje me sulmuesin 28-vjeçar francez.

Fabian Ruiz dhe Joao Neves gjithashtu nuk do të jenë aty. Spanjoli, i cili vuan nga dhimbje muskulore, "vazhdon punën e tij të rehabilitimit" dhe portugezi, i cili ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi i kofshës që pësoi gjatë fitores 4-0 ndaj Atalantës në mesin e shtatorit, i është dhënë pushim nga stafi "pas ekzaminimeve dhe testeve të fundit të kryera".

Barcola dhe Kvaratskhelia duhet të jenë në skuadër…

Désiré Doué, i cili pësoi një dëmtim në pulpën e djathtë më 5 shtator me ekipin kombëtar francez, mund të jetë pjesë e skuadrës së Parisit, së bashku me Marquinhos. Ata nuk janë përfshirë në përditësimin mjekësor të publikuar nga PSG të enjten. 

"Raporti mjekësor është një gjë, fusha është një tjetër. Sot do të kemi seancën e parë stërvitore të javës me të gjithë lojtarët, duhet të flasim me ta për të parë se si ndihen. Është lajm i mirë të dimë se janë gati", tha Luis Enrique për ta.

Bradley Barcola, i cili mungoi në takimin e ekipit francez për shkak të një dëmtimi në kofshën e djathtë, mund të jetë gjithashtu midis tyre. Ashtu si edhe Khvitcha Kvaratskhelia.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll