Kane tregon formën e tij të mirë, ndërsa tifozët “konfliktohen” me trajnerin e Anglisë...
ANGLI - Sulmuesi i Bayern Munich e çoi numrin e golave të tij këtë sezon në 21 për klubin dhe kombëtaren duke shën...
Lutemi të plotësoni saktë të dhënat sipas dokumentit tuaj të identifikimit, pasi hyrja në stadium do të bëhet me dokument identifikimi.
TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët dhe publikun e interesuar se për ndeshjen Shqipëri-Angli do të ndiqet e njëjta procedurë për biletat si në sfidën Shqipëri-Serbi.
Ky vendim është marrë pas kërkesës së madhe dhe të jashtëzakonshme nga tifozët shqiptarë kudo për të siguruar një biletë në stadiumin “Air Albania” më 16 nëntor.
FSHF është e angazhuar për të garantuar një proces të drejtë, transparent dhe të barabartë për të gjithë tifozët, prandaj edhe për këtë ndeshje do të hapet procesi i aplikimit për rezervimin e biletave.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës ebileta.al, e menaxhuar nga kompania t-ticket, duke ndjekur të njëjtën procedurë si në blerjet e mëparshme online.
Si të aplikoni:
- Hyni në llogarinë tuaj në platformën ebileta.al në rast se keni një llogari ekzistuese ose në rast se nuk keni një të tillë, regjistrohuni paraprakisht për të vijuar më tej.
- Zgjidhni tribunën e dëshiruar në stadium.
- Plotësoni të dhënat personale në formularin përkatës.
* Lutemi të plotësoni saktë të dhënat sipas dokumentit tuaj të identifikimit, pasi hyrja në stadium do të bëhet me dokument identifikimi.
* Çdo tifoz i interesuar do të ketë mundësinë për të aplikuar vetëm për 4 bileta.
- Përfundoni me sukses aplikimin, për t’u bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes përmes shortit.
- Pas aplikimit, do të merrni një e-mail konfirmimi automatik që vërteton përfundimin me sukses të procesit të aplikimit.
* Kujdes/ Ky email konfirmimi nuk nënkupton që keni siguruar biletat për ndeshjen.
Procesi i përzgjedhjes:
- Përmes shortit elektronik do të zhvillohet një përzgjedhje automatike dhe e rastësishme.
- Të përzgjedhurit nga shorti do të njoftohen nëpërmjet një e-mail, ku do të gjejnë një link unik nëpërmjet të cilit mund të kryhet pagesa online.
* Ju do të keni vetëm 24 orë kohë për të kryer blerjen e biletave. Pas 24 orësh linku do të skadoj dhe ju duhet të bëni edhe një herë prej fillimit procedurën e aplikimit, më pas duhet të prisni në rast se do të përzgjidheni automatikisht ose jo.
- Pas konfirmimit të pagesës, biletat elektronike do të dërgohen automatikisht në adresën e e-mailit tuaj.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Sulmuesi i Bayern Munich e çoi numrin e golave të tij këtë sezon në 21 për klubin dhe kombëtaren duke shën...
ZVICER - Pak nga pak, lista e mungesave të mundshme nga Kupa e Botës e ardhshme - që do të mbahet verën e ardhshme në Shtetet e ...
SPANJE - Midis prillit 2025 dhe fillimit të tetorit, Ferland Mendy (30 vjeç) kaloi vetëm 11 minuta në fushë. Kjo ndodhi në ...
ITALI - Një ditë pas fitores 3-0 të Italisë ndaj Izraelit, Gennaro Gattuso riafirmoi ambiciet e Italisë për kualifikuese...
TIRANE - Në puntatën e dytë të emisionit “Në Shtëpinë e Futbollit”, që transmetohet çdo të m&e...
FRANCE - Për të shmangur ndeshjet e mërzitshme kualifikuese, apo ndeshjet shumë të pabarabarta midis kundërshtarëve t&eu...
ZVICER - Në Nyon të Zvicrës, një mik i Mick Schumacher është gjykuar për përdhunimin e një infermier...
ARABI SAUDITE - Arabia Saudite ka siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror 2026, pas barazimit pa gola (0-0) ndaj Irakut në n...
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo vazhdon të sfidojë moshën, statistikat dhe çdo kufi njerëzor në futboll. Ylli i dikurshëm i M...
ITALI - Ish-trajneri i Kombëtares, Edi Reja është rikthyer të flasë për kuqezinjtë. Në një prononcim të dh&eum...