Sport

FIFA zbulon renditjen e re, Kuqezinjtë dhe Dardanët shohin vetem në rritje!

Rezultatet pozitive pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në renditjen e FIFA-s, e cila përcakton ndarjen e vazove për shortin e play-off të Botërorit 2026.

15 Tetor 2025, 23:50 Nga DOSJA
FIFA zbulon renditjen e re, Kuqezinjtë dhe Dardanët shohin vetem

ZVICER - Kombëtarja shqiptare ka mbyllur një javë perfekte, duke regjistruar dy fitore radhazi ndaj Serbisë në transfertë dhe Jordanisë në miqësoren e zhvilluar në shtëpi. Rezultatet pozitive pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në renditjen e FIFA-s, e cila përcakton ndarjen e vazove për shortin e play-off të Botërorit 2026.

Falë këtyre fitoreve, Shqipëria pritet të ngjitet në vendin e 62-të në klasifikimin botëror, duke bërë një hap përpara me katër pozicione. Kuqezinjtë ruajnë pozicionin e parë në vazon e tretë dhe synojnë afrimin me skuadrat e vazos së dytë, një objektiv i arritshëm në ndeshjet e nëntorit.

Ndërkohë, Kosova ka qenë surpriza e muajit me barazimin ndaj Sllovenisë dhe fitoren historike në Suedi. Falë këtyre rezultateve, “Dardanët” pritet të ngjiten me shtatë vende në renditje, duke u pozicionuar në vendin e 84-t dhe vendosur një rekord të ri për ekipin përfaqësues.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll