Sport

Pas shlyerjes së dënimit në Itali, Fabio Paratici rikthehet te Tottenham si drejtor sportiv…

I pezulluar për përfshirje në mashtrim transferimesh gjatë kohës së tij në Juventus deri këtë verë, Fabio Paratici u emërua drejtor sportiv i Tottenhamit të mërkurën. Italiani kthehet në një klub ku kishte punuar dy vjet e gjysmë më parë.

15 Tetor 2025, 14:56 Nga DOSJA

Pas shlyerjes së dënimit në Itali, Fabio Paratici rikthehet te

ANGLI - Spurs ka vendosur të krijojnë diçka të re nga diçka e vjetër. 

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, Tottenham njoftoi rikthimin e Fabio Paraticit si drejtor sportiv, pasi më parë kishte shërbyer si drejtor i futbollit i klubit londinez midis viteve 2021 dhe 2023.

Ai do të formojë një dyshe me danezin Johan Lange, i cili zyrtarisht mori detyrën si drejtor teknik në vitin 2023.

Paratici (53) la pozicionin e tij te Spurs për shkak të përfshirjes në aferën "Plusvalenze", një skandal përvetësimi financiar gjatë kohës së tij te Juventusi (2010-2021).

Italiani ishte pezulluar për 30 muaj, gjë që e detyroi të largohej nga Tottenham në prill të vitit 2023. Pezullimi i Paraticit përfundoi zyrtarisht këtë verë, duke i lejuar atij të kthehej në klubin nga i cili ishte detyruar të largohej.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll