Sport

Infantino për paqen në Gaza: "Një ditë historike për Lindjen e Mesme dhe për botën"

"Kur flasim për një ditë historike, kjo është padyshim një ditë historike. Një ditë historike për Lindjen e Mesme, për botën, për paqen."

14 Tetor 2025, 13:30 Nga DOSJA

Infantino për paqen në Gaza: "Një ditë historike

EGJIPT - Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, foli nga Sharm el-Sheikh i Egjiptit rreth planit të paqes në Gaza, duke përshëndetur "një fillim të ri" për rajonin dhe duke pohuar angazhimin e FIFA-s për të mbështetur procesin.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, mbi planin e paqes në Gaza: "Kur flasim për një ditë historike, kjo është padyshim një ditë historike. Një ditë historike për Lindjen e Mesme, për botën, për paqen. Një fillim i ri, siç tha presidenti Donald Trump, një epokë e re për të gjithë rajonin, për të gjithë botën."

Si president i FIFA-s, të jem këtu në Sharm el-Sheikh, "Qytetin e Paqes", për të qenë dëshmitar i nënshkrimit të këtij plani paqeje është një nder. Është diçka që u jep shpresë kaq shumë fëmijëve në Gaza, por edhe në Palestinë, Izrael dhe në të gjithë Lindjen e Mesme.

Është shumë e rëndësishme që FIFA të jetë këtu, për të mbështetur, për të ndihmuar, për t'u bërë i disponueshëm për çdo gjë që mund të ndihmojë në bërjen realitet të këtij procesi paqeje”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll