Aktualitet

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Qytetarët e Mitrovicës së Veriut votojnë në grup, prihen nga Lista Serbe

Kjo parti, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka udhëhequr Mitrovicën e Veriut dhe tri komunat e tjera me shumicë serbe në veri Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq deri në nëntor të vitit 2022, kur përfaqësuesit e saj janë larguar nga institucionet e Kosovës.

12 Tetor 2025, 08:34 Nga E. D
Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Qytetarët e Mitrovicës së
pamje nga vendngjarja

MITROVICA E VERIUT- Qytetarët së bashku me zyrtarë të Listës Serbe kanë shkuar kolektivisht për të votuar në qendrat e Mitrovicës së Veriut. Lista Serbe u prin qytetarëve serbë drejt qendrave të votimit, në shkollën teknike në Veri të Mitrovicës.

Kjo parti, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka udhëhequr Mitrovicën e Veriut dhe tri komunat e tjera me shumicë serbe në veri Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq deri në nëntor të vitit 2022, kur përfaqësuesit e saj janë larguar nga institucionet e Kosovës.

Pas këtij vendimi, komuniteti serb ka bojkotuar zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit 2023 dhe votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në vitin 2024, në përputhje me thirrjet e Listës Serbe. Largimi i përfaqësuesve serbë nga institucionet ka ndodhur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr nga qarkullimi targat serbe të automjeteve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se mund të ketë pasur vetëm ndonjë vonesë në disa vendvotime të caktuara. Në konferencën e parë për media për ditën e sotme, Elezi theksoi se KQZ-ja ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur problemet teknike me platformën e rezultateve preliminare./Dosja.al

zgjedhjet lokale ne kosove

Sondazh

Poll