Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në relievet kodrinore - malore.

12 Tetor 2025, 07:24 Nga E. D
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për
foto ilustruese

TIRANË- Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në relievet kodrinore - malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare e kryesisht në atë veriperëndimorë pritet të fitojë shpejtësi 12m/s. Deti - Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë./Dosja.al

moti

Sondazh

Poll