Sport

Elseid Hysaj: “Prita 11 vite për këtë fitore…”

Elseid Hysaj, foli për Klan Kuqezi në Tv Klan, pas fitores minimale ndaj Serbisë.

11 Tetor 2025, 23:41 Nga DOSJA

Elseid Hysaj: “Prita 11 vite për këtë fitore…”

SERBI - Mbrojtësi theksoi se priti 11 vite për të marrë këtë fitore. Hysaj nuk i kurseu thumbimet edhe për rivalët.

“Të them të drejtën, në 15 minutat e fundit po e shikoja edhe unë kronometrin. Po prisja kur të iknin. Te rast i Bajramit isha duke festuar. Prita 11 vite për të fituar. Jemi live?! E dinë vetë ata.

Këtë herë ia thashë edhe trajnerit, që kemi dy ndeshje shumë të vështira në nëntor. E korrigjuam atë barazimin me Letoninë. Ia vlen ta festojmë këtë fitore. Po krijohet një grup i ri dhe i mirë në Kombëtare. Broja ka kualitete të mëdha. Duhet ta kuptojmë ne. Herët ose vonë do shpërthejë. Me Brojën e di që duhet të mbroj më shumë unë”, u shpreh Hysaj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll