Sport

Video/ Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë

Pas zhvillimit të një goditje dënimi, goli i avantazhit për ekipin e drejtuar nga Silvinjo erdhi me një gjuajtje predhë të Rei Manajt nga jashtë zonës.

11 Tetor 2025, 23:14 Nga DOSJA

Video/ Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e

SERBI- Shqipëri heroike në Leskovac. Kuqezinjtë kanë mposhtur Serbinë me një paraqitje dinjitoze dhe janë gjithnjë e më pranë “play off”-it të Kupës së Botës.

Goli i vetëm i kësaj “finaleje” erdhi në minutat e fundit të pjesës së parë. Pas zhvillimit të një goditje dënimi, goli i avantazhit për ekipin e drejtuar nga Silvinjo erdhi me një gjuajtje predhë të Rei Manajt nga jashtë zonës.

Pas fitores, një festë e çmendur “shpërtheu” edhe në dhomat e zhveshjes, aty ku u bashkua dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka./Dosja.al

Sondazh

Poll