Sport

VIDEOLAJM/ Rei Manaj shkund rrjetën serbe, shpërthen festa në Sheshin Skënderbej

Siç shihet në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, qytetarët kanë shpërthyer në gëzim dhe festë sapo topi përfundoi në rrjetë.

11 Tetor 2025, 21:50 Nga M.L
VIDEOLAJM/ Rei Manaj shkund rrjetën serbe, shpërthen festa në
Foto ilustruese

TIRANA- Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Serbisë, falë një goli të Rey Manajt në fund të pjesës së parë. Sulmuesi kuqezi ka realizuar pas një aksioni të bukur, duke çuar peshë tifozët shqiptarë në çdo cep të vendit. Edhe pse ndeshja po luhet larg Tiranës, kryeqyteti është përfshirë nga një atmosferë e zjarrtë. Siç shihet në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, qytetarët kanë shpërthyer në gëzim dhe festë sapo topi përfundoi në rrjetë.

Rrugët, lokalet dhe sheshet janë mbushur me flamuj kuqezi, këngë dhe brohoritje për kombëtaren. Entuziazmi i tifozëve tregon se mbështetja për ekipin e Sylvinhos mbetet e jashtëzakonshme, pavarësisht distancës nga stadiumi ku po zhvillohet ndeshja./ Dosja.al


tirana ndeshja shqiperi-serbi rei manaj

Sondazh

Poll