Sport

Kupa e Botës 2026/ Kosova ndan pikët me Slloveninë, por ruan vendin e dytë në grup...

Kosova ka barazuar me rezultatin 0-0 kundër Sllovenisë në një takim të luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”.

10 Tetor 2025, 23:01 Nga DOSJA

Kupa e Botës 2026/ Kosova ndan pikët me Slloveninë, por ruan

KOSOVE - Dueli i zhvilluar në Prishtinë ishte i luftuar, me të dyja skuadrat që zbritën në fushë për të marrë tre pikët. Gjithsesi, ai që u vu më në provë ishte portieri Muriç, i cili ndali disa herë sulmuesin e Manchester United, Benjamin Sesko dhe shokët e tij të skuadrës, për ta mbajtur portën e “Dardanëve” të paprekur.

Franco Foda vendosi që Edon Zhegrova dhe Fisnik Asllani ta nisnin nga stoli këtë takim, me të dy yjet që priten të jenë më të freskët në duelin e radhës kundër Suedisë në transfertë pas 3 ditësh.

Kështu Kosova shkon në kuotën e 4 pikëve, duke e ruajtur në mënyrën më të mirë vendin e dytë të renditjes në Grupin B, që të dërgon në fazën “play-off” të Botërorit, me ëndrrën dardane që vijon.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi B, Zvicra fitoi 2-0 ndaj Suedisë në transfertën e Solnës, duke ruajtur kreun me 9 pikë pas tri ndeshjesh. Xhaka (65’) shënoi me penallti, ndërsa në shtesë realizoi Manzambi 90’+4.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll