Sport

VIDEOLAJM/ Gjest i shëmtuar nga serbët! Flamuri shqiptar mungon në stadiumin e Leskovcit

 Në pamjet e mëposhtme tregohet se në ambientet e stadiumit mungon flamuri shqiptar, ndryshe nga protokolli i zakonshëm në ndeshje ndërkombëtare.

10 Tetor 2025, 17:44 Nga M.L
VIDEOLAJM/ Gjest i shëmtuar nga serbët! Flamuri shqiptar mungon
pamje nga vendngjarja

SERBI-  Një ditë para “finales” mes Serbisë dhe Shqipërisë që do të zhvillohet në stadiumin “Duboçiça” të Leskovcit, skuadra kuqezi ka mbajtur këtë të premte seancën e fundit stërvitore. Në pamjet e mëposhtme tregohet se në ambientet e stadiumit mungon flamuri shqiptar, ndryshe nga protokolli i zakonshëm në ndeshje ndërkombëtare.

Ky veprim është cilësuar si një gjest i papranueshëm dhe i shëmtuar nga ana e Federatës Serbe të Futbollit, që duket se ende nuk ka arritur ta ndajë politikën nga sporti. Pritet në orët në vijim nëse UEFA dhe FIFA do të ndërhynë për këtë gjest dhe të vendosin flamurin shqiptar në stadium./ Dosja.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

serbi ndeshje

Sondazh

Poll