Sport

Kombëtarja shqiptare zbarkon në tokën serbe, qindra forca policia presin skuadrën kuqezi në Nish

Skuadra kuqezi u prit nga qindra forca policie në aeroport, të cilat shoqëruan ekipit shqiptar nga pista e uljes së avionit direkt për në hotel

10 Tetor 2025, 15:00 Nga DOSJA
Kombëtarja shqiptare zbarkon në tokën serbe, qindra forca policia

SERBI - Ekipi shqiptar ka zbarkuar në Nish, ku do të akomodohet në hotel e më pas do të niset për në stadiumin “Duboçiça”, ku do të zhvillojë dhe seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes të së shtunës.

Skuadra kuqezi u prit nga qindra forca policie në aeroport, të cilat shoqëruan ekipit shqiptar nga pista e uljes së  avionit direkt për në hotel që të mos kishte pa probleme, duke shmangur edhe kontrollin në aeroport.

Në orën 16:30, trajneri Sylvinho do të dalë përpara mediave në konferencë, ndërsa në 17:30 do të zhvillohet dhe seanca e fundit stërvitore. Sfida do të luhet nesër më 11 tetor, në orën 20:45.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll