Bota

TMERR në Filipine/ Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë godet vendin, shënohen gjashtë viktima, autoritetet paralajmërojnë për cunam (PAMJET)

Qytetet bregdetare në Filipinet qendrore dhe jugore u urdhëruan të evakuoheshin për shkak të rrezikut për valë mbi një metër mbi nivelin e zakonshëm të baticës. Autoritetet paralajmëruan se valët mund të ishin shkatërruese dhe kërcënuese për jetën.

10 Tetor 2025, 16:47 Nga E. D
TMERR në Filipine/ Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë godet
pamje nga rrenojat

FILIPINË- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë ka goditur brigjet jugore të Filipineve në orët e para të së premtes. Si pasojë e tërmetit gjashtë persona kanë humbur jetën dhe ka pasur ndërprerje të energjisë, evakuime masive dhe paralajmërime për cunami në Filipine dhe Indonezi.

Qytetet bregdetare në Filipinet qendrore dhe jugore u urdhëruan të evakuoheshin për shkak të rrezikut për valë mbi një metër mbi nivelin e zakonshëm të baticës. Autoritetet paralajmëruan se valët mund të ishin shkatërruese dhe kërcënuese për jetën.


Sipas raportimeve fillestare, gjashtë persona humbën jetën dhe janë shënuar dëme në ndërtesa në disa zona pranë epiqendrës, përfshirë qytetin Davao në jug të vendit. Spitale në zonë trajtuan pacientët jashtë ndërtesave, mes frikës për pasgoditje.

Gazetarët raportuan panik të përhapur, ndërsa automjetet ndaleshin dhe njerëzit dilnin jashtë ndërtesave gjatë lëkundjeve. Në qytetin Manay, një zyrtare e agjencisë së fatkeqësive tha se disa studentë ranë të fikët nga frika, ndërsa ajo vetë e përshkroi përvojën si “të frikshme dhe tronditëse”.

TMERR në Filipine/ Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë godet

Filipinet ndodhen në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” të Oqeanit Paqësor, një zonë me aktivitet të lartë sizmik, ku regjistrohen mbi 800 tërmete në vit. Ngjarja ndodhi vetëm dy javë pas një tërmeti tjetër vdekjeprurës në ishullin Cebu, ku humbën jetën 74 persona.

Tërmeti ndodhi vetëm një javë pasi një tërmet 6.9 ballë goditi Cebu-n, duke lënë 74 të vdekur dhe qindra të plagosur. Afro 80,000 persona u zhvendosën nga ai tërmet, një prej më të rëndëve në vitet e fundit./Dosja.al

termet ne filipine

Sondazh

Poll