Sport

Alarmohet Real Madridi për Vinicius, zjarr në shtëpinë e sulmuesit që është në Brazil…

Flakët në shtëpinë e sulmuesit brazilian u vunë nën kontroll nga zjarrfikësit.

10 Tetor 2025, 12:00 Nga DOSJA

Alarmohet Real Madridi për Vinicius, zjarr në shtëpinë e

SPANJE - Një zjarr nga shkëndijë elektrike shpërtheu të enjten në mëngjes në shtëpinë e futbollistit të Real Madridit, Vinicius Junior, e cila ndodhet në zonën rezidenciale La Moraleja në Alcobendas, sipas Telemadridit.

Me sa duket, zjarri shpërtheu në tavanin e rremë të saunës së bodrumit dhe shkaktoi një re të madhe tymi që përfshiu dy kate të shtëpisë. Dy ekipe zjarrfikëse iu përgjigjën vendit të ngjarjes, duke shuar me sukses flakët dhe duke ventiluar dhomat e prekura nga zjarri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll