Bota

Sulmet ndaj anijeve në Karaibe/ Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA-të: Goditën anije që transportonin qytetarë kolumbianë

Ai deklaroi se SHBA-të kanë goditur një anije e cila transportonte qytetarë kolumbianë.

9 Tetor 2025, 09:04 Nga E.d
Sulmet ndaj anijeve në Karaibe/ Presidenti i Kolumbisë akuzon
Gustavo Petro


  
KOLUMBI - Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro ka akuzuar SHBA-në për sulmet në Karaibe. Ai deklaroi se SHBA-të kanë goditur një anije e cila transportonte qytetarë kolumbianë. Ky pretendim është rrëzuar menjëherë nga Shtëpia e Bardhë, e cila tha se kjo është një akuzë e pabazë dhe e dënueshme.
 
Cbs News shkroi se ushtria amerikane, ka goditur të paktën katër anije të dyshuara për drogë që nga muaji i kaluar.
Administrata e Trump tha se sulmet janë të nevojshme për të ndaluar trafikun e drogës, por kritikët thonë se administratës i mungon miratimi ligjor për të kryer sulmet.

"Indikacionet tregojnë se anija e fundit e bombarduar ishte kolumbiane me qytetarë kolumbianë brenda saj." shkroi në X , Presidenti kolumbian Gustavo Petro.
 
Petro nuk specifikoi burimin e informacionit të tij ose pse beson se njerëzit në varkë ishin qytetarë kolumbianë, megjithëse tha se shpreson që familjet e tyre të dalin në dritë. Ushtria amerikane nuk i ka identifikuar publikisht pasagjerët e varkës. Shtëpia e Bardhë e denoncoi menjëherë deklaratën e Petros.  Ata kërkuan që Presidenti Petro të tërheqë publikisht deklaratën e tij të pabazuar dhe të dënueshme.
 
Presidenti i Kolumbisë, Petro është përplasur vazhdimisht me administratën Trump. Ai kishte denoncuar edhe më parë sulmet, ndaj anijeve të dyshuara të drogës në një fjalim para Kombeve të Bashkuara muajin e kaluar. Ndërkohë, SHBA-të kanë akuzuar qeverinë e tij se nuk bashkëpunon në përpjekjet kundër trafikimit të drogës.
 
Presidenti Trump i ka cilësuar sulmet si pjesë të një mase më të gjerë për të luftuar kontrabandën e drogës dhe për të ndaluar rrjedhën e narkotikëve vdekjeprurës në SHBA. Administrata e tij ka cilësuar disa kartele dhe banda të Amerikës Latine si organizata terroriste.
 
"Secila prej këtyre anijeve është përgjegjëse për vdekjen e 25,000 amerikanëve dhe shkatërrimin e familjeve. Pra, kur e mendon në atë mënyrë, ajo që po bëjmë është në të vërtetë një akt mirësie", tha Trump./Dosja.al
 

shba kolumbi gustavo petro

Sondazh

Poll