Bota

Atentati me armë ndaj kandidatit të BDI-së/ Hetimet marrin kthesë, arrestohet bashkëshortja e tij, dyshohet si e përfshirë në ngjarje

Sipas mediave vendase ajo është e përfshirë në tentativën për vrasjen e bashkëshortit të saj. Ministria e Brendshme e Maqedonisë bën me dije se është shpallur në kërkim edhe i dyshuari për gjuajtjen me armë drejt mjekut Shaini, një 36-vjeçar nga Gostivari.

8 Tetor 2025, 17:40 Nga E. D
Atentati me armë ndaj kandidatit të BDI-së/ Hetimet marrin
pamje nga atentati

MAQEDONI E VERIUT- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin me armë zjarri ndaj kandidatit të BDI-së Zekirija Shaini, ku mbeti i plagosur me disa plumba. Bëhet me dije se hetimet kanë marrë një kthesë të papritur, pasi është arrestuar edhe gruaja e tij. Sipas mediave vendase ajo është e përfshirë në tentativën për vrasjen e bashkëshortit të saj. Ministria e Brendshme e Maqedonisë bën me dije se është shpallur në kërkim edhe i dyshuari për gjuajtjen me armë drejt mjekut Shaini, një 36-vjeçar nga Gostivari.


“Më 07.10.2025, punonjës policie nga Stacioni Policor i Kumanovës arrestuan A.A. (43) nga Tetova, për arsye të bazuara në dyshimin se ajo është e përfshirë në tentativën për vrasje të bashkëshortit të saj, Z. Sh. (43) nga fshati Sllupçan, Likovë. Gjithashtu, në lidhje me ngjarjen, gjashtë persona janë thirrur për intervistim në Stacionin Policor të Kumanovës, ndërsa në shtëpinë e B.S. (50) nga Kumanova, është kryer bastisje me urdhër gjyqësor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër A.A. do të parashtrohet kallëzim adekuat penal, ndërsa kundër L. F. (36) nga Gostivari, i cili dyshohet për tentativë vrasjeje dhe gjendet ende në arrati, gjithashtu do të paraqitet kallëzim penal pas konsultimit me Prokurorinë Themelore”, deklaron Ministria./Dosja.al

atentati

Sondazh

Poll