Aktualitet

“U ndamë në mënyrë të padrejtë” e afërmja Astrit Kalasë bën postimin e ndjerë: Ishe më shumë se një gjyqtar, do të më mungojë qetësia e zërit...

Ndër to ka reaguar edhe një prej të afërmeve të tij, e cila, me zemër të thyer, ka ndarë një shkrim për të ndjerin. Teksa shpreh pikëllimin për vdekjen e gjyqtarit, njëkohësisht i afërmi i saj, ajo shkruan se Kalaja 'ishte aty për të gjithë' për t'i ndihmuar. Më ej ajo shprehet se do t'i mungojnë bisedat me gjyqtarin e ndjerë dhe prania e tij.

7 Tetor 2025, 18:34 Nga M.L
“U ndamë në mënyrë të padrejtë” e
Astrit Kalaja

TIRANA- Reagime të shumta dhe ngushëllime të pafundme kanë ardhur prej ditës së djeshme për gjyqtarin Astrit Kalaja, i cili u vra me tre plumba në gjoks nga Elvis Shkambi në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë. Ndër to ka reaguar edhe një prej të afërmeve të tij, e cila, me zemër të thyer, ka ndarë një shkrim për të ndjerin. Teksa shpreh pikëllimin për vdekjen e gjyqtarit, njëkohësisht i afërmi i saj, ajo shkruan se Kalaja 'ishte aty për të gjithë' për t'i ndihmuar. Më ej ajo shprehet se do t'i mungojnë bisedat me gjyqtarin e ndjerë dhe prania e tij.

“Me zemër të copëtuar shkruaj këto fjalë që nuk do të doja kurrë t’i shkruaja… Sot jemi ndarë në mënyrën më të padrejtë nga kushëriri im i dashur, Titi, një njeri që ishte dritë për familjen, për miqtë, për kolegët dhe për qytetin tonë.

Titi ishte shumë më tepër sesa një gjyqtar i ndershëm dhe një profesionist i jashtëzakonshëm. Ai mishëronte mirësinë, fisnikërinë dhe ndershmërinë e rrallë. Ishte i dashur, i qetë, me një zgjuarsi që të binte menjëherë në sy, me humor të hollë dhe me një ndjeshmëri të thellë për njerëzit. Gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar, gjithmonë pranë të tjerëve — sepse kështu ishte zemra e tij: e madhe, e hapur, e pastër.
I shoqërueshëm, i afërt, i lidhur fort me familjen, me njerëzit, me jetën.

Një qytetar i denjë i Shkodrës që i dha emër, vlerë dhe nder profesionit të tij, duke e përfaqësuar me përulësi, dinjitet dhe pasion të vërtetë. Shkodra do ta ndjejë mungesën e drejtësisë së tij, të buzëqeshjes së tij të qetë, të mirëkuptimit dhe mirësisë që ai shpërndante pa zhurmë, por me shumë dashuri.

I dashur Tit, do të më mungojnë bisedat me ty… prania jote, energjia jote e mirë, qetësia që përçonte zëri yt, dhe mënyra si arrije ta bëje çdo gjë të dukej më e thjeshtë dhe më e lehtë. Ti do të jetosh përgjithmonë në zemrën time si shembulli më i bukur i një njeriu që ndriçonte jo vetëm në profesion, por mbi të gjitha në shpirt. Humbja jote është e rëndë, e pabesueshme… por kujtimi yt do të mbetet i paharruar për mua dhe për këdo që pati fatin të të njohë.

Valbona Dema Kalaja- Bona e dashur, në këtë dhimbje të paimagjinueshme, dua të të them se jam me ty me gjithë shpirt. E di që nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë këtë plagë, por zemra ime është pranë jush. Të përqafoj fort ty dhe tre fëmijë e mrekullueshëm që ishin gjithçka për Titin, dhe që do të mbajnë gjithmonë në vete një copëz nga dashuria, forca dhe drita që ai u dha me gjithë qenien e tij.
Zoti ju dhëntë forcë për të përballuar këtë dhimbje kaq të madhe.

Prehu në paqe, Titi jonë i dashur. Do të të duam dhe do të të kujtojmë përjetë”, thuhet në postimin e plotë.

Dosja.al

astrit kalaja vrasje gjykata e apelit elvis shkambi

Sondazh

Poll