Sport

Interi është i bindur për Akanjin: puna për blerjen e kontratës tashmë ka filluar…

Duhet theksuar, se kontrata do të aktivizohej automatikisht nëse lojtari do të luante të paktën 50% të ndeshjeve në garën për Scudetton

7 Tetor 2025, 15:00 Nga DOSJA

Interi është i bindur për Akanjin: puna për blerjen e

ITALI - Manuel Akanji i është bashkuar Interit. I ardhur në huazim me opsion blerjeje në orët e fundit të afatit kalimtar nga Manchester City pas shitjes së Pavard te Marseille, mbrojtësi zviceran është përshtatur në mënyrë të përkryer me mbrojtjen e zikaltërve, si teknikisht ashtu edhe për sa i përket frymës së ekipit.

Ky nënshkrim ka fituar mbështetjen e Chivu-t, klubit dhe tifozëve, aq sa zikaltrit tashmë po punojnë për të aktivizuar opsionin e blerjes (i cili, duhet theksuar, do të aktivizohej automatikisht nëse lojtari luante të paktën 50% të ndeshjeve në garën për Scudetton). 

Marrëveshja vlen 15 milionë euro. Akanji, i lindur në vitin 1995, ka nënshkruar tashmë një kontratë deri në vitin 2029 me një pagë prej 4.5 milionë eurosh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll