Sport

PSG-ja e kundërshton arsyen e Federatës, për largimin e Barcolas nga kombëtarja!...

PSG ka kundërshtuar shpjegimin e Federatës Franceze të Futbollit për tërheqjen e Bradley Barcolës nga dy ndeshjet e ardhshme të Francës. Blutë përballen me Azerbajxhanin të premten dhe Islandën të hënën në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

7 Tetor 2025, 10:30 Nga DOSJA

PSG-ja e kundërshton arsyen e Federatës, për largimin e Barcolas

FRANCE - Situata midis PSG-së dhe Federatës Franceze të Futbollit është ende larg dakortësisë. Pas një takimi të tensionuar të fundit pas dëmtimeve të Ousmane Dembélé dhe Désiré Doué kundër Ukrainës (2-0 më 5 shtator), tani është rasti i Bradley Barcola që ka shkaktuar tension te klubi i kryeqytetit.

Arsyeja: natyra e dëmtimit, e njoftuar nga FFF në lajmin për shtyp të largimit së tij dhe zëvendësimin në skuadër nga lojtari i Lens, Florian Thauvin. "Ai ka pasur një dëmtim në kofshën e djathtë që nga ndeshja e klubit parizien në Ligën e Kampionëve kundër Atalantës (4-0, më 17 shtator)".

"Paris Saint-Germain u habit kur mësoi për njoftimin e publikuar nga Federata Franceze e Futbollit të hënën, më 6 tetor, në lidhje me shëndetin e Bradley Barcolas," ishte reagimi i PSG-së. "Informacioni i publikuar nuk korrespondon në asnjë mënyrë me informacionin mjekësor të ekipeve mjekësore të Paris Saint-Germain."

Paris Saint-Germain gjithashtu këmbëngul që konfidencialiteti mjekësor duhet të respektohet për të mirën e të gjitha palëve."

"Para grumbullimit dhe pas ndeshjes së javës së 7-të të Ligue 1 kundër Lille, vazhdon klubi, Paris Saint-Germain i dërgoi ekipit francez një raport mjekësor për Bradley Barcola, i cili në asnjë mënyrë nuk tregonte një dëmtim kronik pas ndeshjes kundër Atalantës."

PSG gjithashtu këmbënguli "që konfidencialiteti mjekësor duhet të respektohet për të mirën e të gjitha palëve". Ekipi francez është grumbulluar që nga e hëna në Clairefontaine për t'u përgatitur për dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Azerbajxhanit të premten (ora 20:45) në Parc des Princes dhe në Islandë të hënën e ardhshme (ora 20:45).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll