Sport

VIDEO / Nuk ka fitues mes Juventusit dhe Milanit, Pulisiç humbet penallti!

Kuqezinjtë kanë më tepër arsye të jenë të mërzitur për pikëpt e humbura në këtë takim pasi në minutat në vazhdim Leao humbi dy raste mjaft të mira.

5 Tetor 2025, 22:44 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk ka fitues mes Juventusit dhe Milanit, Pulisiç humbet

ITALI - Ndeshja e madhe e raundit të gjashtë të Serie A midis Juventusit dhe Milanit përfundoi pa gola në stadiumin Allianz të Torinos. Vlen të theksohet se ishte një përballje e dominuar nga aftësitë taktike.

Pas një pjese të parë pa emocione, ndeshja u nxeh në pjesën e dytë me dy raste të pastra për të dyja ekipet. Në minutën e 47-të, Maignan bëri një mrekulli, duke e mbyllur Gattin  në një gjuajtje shumë pranë tij dhe vijës fatale.

Më pas, Pulisic pati mundësinë që mund ta kishte ndryshuar ndeshjen, nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli të akorduar për faullin e Kellyt ndaj Gimenez, por këtë herë amerikani gjuajti sipër portës.


Kuqezinjtë kanë më tepër arsye të jenë të mërzitur për pikëpt e humbura në këtë takim pasi  në minutat në vazhdim Leao humbi dy raste mjaft të mira, njërin prej tyre me portën e boshatisur që vetëm ai e di se si e nxorri jashtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll