Sport

VIDEO / Shpendi është shpëtimtari i Empolit që merr një fitore të rëndësishme!

Protagonist ka rezultuar edhe sulmuesi i Shqipërisë U-21 Stiven Shpendi. 22-vjeçari shqiptar barazoi shifrat në minutën e 60.

5 Tetor 2025, 18:44 Nga DOSJA
VIDEO / Shpendi është shpëtimtari i Empolit që merr një

ITALI - Empoli ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertën ndaj Sudtirol, e mbyllur 2 – 1. Protagonist ka rezultuar edhe sulmuesi i Shqipërisë U-21 Stiven Shpendi. 22-vjeçari shqiptar barazoi shifrat në minutën e 60.


Pas 7 javësh në Serie B, Stiven Shpendi numëron 3 gola. Te skuadra Sudtirol ishte në fushë sulmuesi shqiptar Silvio Merkaj, por nuk mundi të linte “gjurmë” në këtë takim.

Merkaj grumbullon 3 gola dhe 1 asist. Cristian Shpendi është gjithashtu pjesë e Serie B me Cesena, sikurse ka bërë debutimin me Shqipërinë në miqësoren ndaj Gjibraltar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll