Bota

Rusia sulmon Ukrainën/ Polonia në ankth, ngre dronë për sigurimin e territorit

Menjëherë pas kësaj Polonia, e cila është  anëtare e NATO-s, ngriti avionë për të mbrojtur sigurinë e saj ajrore.

5 Tetor 2025, 09:17 Nga E.d
Rusia sulmon Ukrainën/ Polonia në ankth, ngre dronë për
Foto ilustruse

UKRAINË – Rusia ka sulumuar sërisht Ukrainën me raketa dhe dronë luftarkë. Menjëherë pas kësaj Polonia, e cila është  anëtare e NATO-s, ngriti avionë për të mbrojtur sigurinë e saj ajrore. Kjo ndodhi pasi Ukraina raportoi avjonë shumë pranë kufirit të saj me Poloninë.

"Avionët polakë dhe aleatë po operojnë në hapësirën tonë ajrore, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe të zbulimit me radar janë sjellë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë", tha komanda operative e Polonisë në një postim në X.

Anëtarët e NATO-s në janë në gatishmëri të lartë pasi Polonia rrëzoi dronë të dyshuar rusë në hapësirën e saj ajrore në shtator. Aeroporti i Lituanisë në Vilnius u mbyll për disa orë, pas raportimeve për një seri të mundshme dronësh që po shkonin drejt aeroportit.

Mediat e huaja shkruajnë se e gjithë Ukraina ishte nën alarm për sulme ajrore për disa orë gjatë natës, ndërsa Forcat Ajrore të Ukrainës lëshuan paralajmërimet nga më të tmerrshmet për sulme me raketa dhe dronë për rajonin e Lvivit. Andriy Sadovyi, kryetari i bashkisë së Lvivit tha se sistemet e mbrojtjes ajrore të qytetit ishin të angazhuara intensivisht në sprapsjen fillimisht të një droni dhe më pas të një sulmi me raketa ruse. Si pasojë e kësaj i gjithë qyteti mbeti pa energji elektrike dhe transporti publik ndaloi së funksionuari.

 
"Blloqet e apartamenteve dhe shtëpitë private u dëmtuan, makinat u dogjën. Dritaret u shpërthyen, oborret u shkatërruan. Më shumë se 73,000 klientë në rajonin juglindor mbetën pa energji elektrike” thanë autoritetet vendase./Dosja.al
 
 
 

 

poloni rusi sumle

Sondazh

Poll