Sport

VIDEO / Bie “miti” Cremonese, Interi rikthehet në garën e titullit!

Zikaltërit nuk patën mëshirë ndaj Cremoneses, skuadrës që ka qenë surpriza e këtij sezoni, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 4-1.

4 Tetor 2025, 21:38 Nga DOSJA
VIDEO / Bie “miti” Cremonese, Interi rikthehet në garën e

ITALI - Interi po tregon formë të jashtëzakonshme, duke arritur fitoren e pestë radhazi. Këtë herë, zikaltërit nuk patën mëshirë ndaj Cremoneses, skuadrës që ka qenë surpriza e këtij sezoni, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 4-1.

Golat u shënuan nga Lautaro Martinez, Bonny, Dimarco dhe Barella, ndërsa loja u dominua në çdo aspekt nga djemtë e Chivus, ndërsa miqtë e gjetën rrjetën në fund me anë të Bonazzolit.

Ky rezultat i jep Interit një tjetër sinjal force dhe e rikthen në garën për titull, duke treguar se është një hap përpara rivalëve si në lojë ashtu edhe në rezultate.

Për Cremonesen, kjo humbje ishte e para këtë sezon ku kishte habitur me paraqitjet e saj. Megjithatë, kundër një Interi të tillë në super formë, shanset ishin të pakta.

<iframe width='640' height='400' src='https://hoofootay4.spotlightmoment.com/embed/w7r0QUH6SIavo' style='border:none;' allowfullscreen></iframe>

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll