Sport

Lamine Yamal i dëmtuar, por Spanja është e sigurtë: "Barça po bën një telenovelë!"...

Në Spanjë ka zëra se problemi i fundit i Lamine Yamal (zyrtarisht një rikthim i dëmtimit të tij në ijë) është krijuar qëllimisht për të shmangur dërgimin e tij në ekipin kombëtar dhe për ta pasur atë gati për El Clasicon kundër Real Madrid

4 Tetor 2025, 14:30 Nga DOSJA

Lamine Yamal i dëmtuar, por Spanja është e sigurtë:

SPANJE - Në Spanjë, përplasja midis Barcelonës dhe Federatës është rigjallëruar. Arsyeja? Thirrja e Lamine Yamal për ndeshjet e ardhshme të La Roja.

Trajneri De La Fuente, pas diskutimeve me Blaugranët, e kishte përfshirë yllin e lindur në vitin 2007 në skuadër, por u detyrua ta linte jashtë për shkak të një dëmtimi të ri që lindi pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër PSG-së.

Kjo erdhi si surprizë për Federatën, duke pasur parasysh dialogun e vazhdueshëm me stafin mjekësor dhe trajnerin e katalanasve, pas polemikave të krijuara nga paraqitja e fundit e Yamal për ekipin kombëtar. Anësori ishte detyruar të tërhiqej nga kampi stërvitor i Spanjës për shkak të një problemi me shpinën.

Megjithatë, testet e kryera nga Barca zbuluan gjithashtu një tendosje në ijë, gjë që shkaktoi polemika: Blaugranët akuzuan stafin mjekësor spanjol se nuk e kishin monitoruar me kujdes situatën.

Për këtë arsye, në Spanjë ka zëra këto ditë se problemi i fundit i Yamal (zyrtarisht një rikthim i dëmtimit të tij në ijë) mund të jetë krijuar qëllimisht për të shmangur dërgimin e tij në ekipin kombëtar dhe për ta pasur atë gati për El Clasicon kundër Real Madrid menjëherë pas pushimit. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll