Sport

VIDEO / Kryeqyteti vishet bardheblu, Partizani në krizë!

Deri në vërshëllimën përfundimtare rezultati mbeti i pandryshuar duke përfunduar me shifrat 3-0 derbin e 179-të historisë mes këtyre dy klubeve.

3 Tetor 2025, 20:39 Nga DOSJA
VIDEO / Kryeqyteti vishet bardheblu, Partizani në krizë!

TIRANA - Tirana me gjithë vështirësitë e fillim sezonit ka arritur të gjunjëzojë Partizanin në derbin e madh të futbollit shqiptarë me shifrat 3-0.

Pjesa e parë e derbit mes Tiranës dhe Partizanit u zhvillua në stadiumin kombëtarë të kryeqytetit “Air Albania”. Edhe pse në situate aspak positive në këtë fillim sezoni, Tirana dhe Partizani në pjesën e fundit të tabelës, në 45 minutat e para kanë dhuruar emocione të dyja ekipet, por është Tirana ajo që ka shënuar dy gola. Në minutën e 19-të Tirana shënon golin e parë me Falaye i cili shfrytëzon një dalje të nxituar të portierit Alban Hoxha dhe 1-0.


Ndërkohë në minutën e 29-të Tirana fiton një penallti e cila shndërrohet në gol nga Patsatsia.


Pavarësisht rezultatit të pastër dhe një dominimi të lehtë të bardhebluve në këtë pjesë të pare nuk kanë munguat tensionet mes ekipeve. Në pjesën dytë gjithçka filloi ku u mbyll perioda e parë me ritëm të lartë dhe tensione. Edhe pse Partizani tentoi të rikthehej në lojë por rezultoi e pamundur për të depërtuar në portën e Tiranës. 

Ndërsa bardheblutë gjejnë edhe golin e tretë me Tabeku si për të konfirmuar se nuk ishte Alban Hoxha problemi që u zëvendësua pas përfundimit të pjesë së parë.

 


Deri në vërshëllimën përfundimtare rezultati mbeti i pandryshuar duke përfunduar me shifrat 3-0 derbin e 179-të historisë mes këtyre dy klubeve. Me këtë sukses Tirana ngjitet në vendin e 8-të, ende në zonën e ftohtë, ndërkohë që të kuqt e kryeqytetit zyrtarisht në krizë, dule u renditur vendin e 9 me 4 pikë në 6 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll