Sport

VIDEO / Tirana mbyll në avantazhin e dy golave 45 minutat e para!

Në stadiumin “Air Albania” po luhet derbi i madh i futbollit shqiptarë mes Tiranës dhe Partizanit.

3 Tetor 2025, 19:27 Nga DOSJA
VIDEO / Tirana mbyll në avantazhin e dy golave 45 minutat e para!

TIRANE - Eshtë mbyllur pjesa e parë e derbit të madh të futbollit shqiptarë mes Tiranës dhe Partizanit që po luhet në stadiumin kombëtarë të kryeqytetit “Air Albania”. Edhe pse në situate aspak positive në këtë fillim sezoni, Tirana e fundit dhe Partizani i treti nga fundi, në 45 minutat e para kanë dhuruar emocione të dyja ekipet, por është Tirana ajo që ka shënuar dy gola.

Në minutën e 19-të Tirana shënon golin e parë me Falaye i cili shfrytëzon një dalje të nxituar të portierit Alban Hoxha dhe 1-0.

Ndërkohë në minutën e 29-të Tirana fiton një penallti e cila shndërrohet në gol nga Patsatsia.


Pavarësisht rezultatit të pastër dhe një dominimi të lehtë të bardhebluve në këtë pjesë të pare nuk kanë munguat tensionet mes ekipeve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll