Sport

'Ata gjetën një idiot për të paguar': Rummenigge tallet me transferimin e Woltemade te Newcastle, Howe i përgjigjet…

Më herët këtë javë, ish-ekzekutivi i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, kritikoi çmimin që Newcastle i pagoi Stuttgartit këtë verë për sulmuesin gjerman Nick Woltemade. Të martën, trajneri i Magpies, Eddie Howe, u përgjigj, duke thënë se shuma e shpenzuar nuk përbënte problem.

1 Tetor 2025, 11:00 Nga DOSJA
'Ata gjetën një idiot për të paguar': Rummenigge
Trajneri i Newcastle, Eddie Howe

ANGLI - Në një konferencë për shtyp të martën, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Union Saint-Gilloise, trajneri i Newcastle, Eddie Howe, iu përgjigj kritikave të ish-ekzekutivit të Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, në lidhje me çmimin e sulmuesit Nick Woltemade, i cili u ble për 75 milionë euro nga “Magpies” nga Stuttgart këtë verë.

"E përgëzoj Stuttgartin sepse gjetën një idiot për të paguar një shumë që ne nuk donim ta paguanim në Mynih", tha Rummenigge më parë këtë javë në Blickpunkt Sport në televizionin publik bavarez. "Tregu dikton këto tarifa transferimi, jo një klub i caktuar", u përgjigj Howe. "Jemi shumë të lumtur që ne e kemi Nick-un."

Woltemade, 23 vjeç, i cili shënoi 12 gola në 28 ndeshje të Bundesligës sezonin e kaluar, ka pasur një nisje të mirë me Newcastle, duke shënuar dy gola në tre ndeshje të Premier Ligës. "Mendoj se ai filloi shumë fuqishëm në një periudhë të vështirë për të, pasi luajti menjëherë, pa qenë në gjendje të merrte pjesë në shumë seanca stërvitore ", tha Howe. "Për mua, çmimi i transferimit të tij nuk është problemi."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll