Sport

Mbappe i kënaqur me tripletën: "Kjo është arsyeja pse Real nënshkroi me mua"...

Kylian Mbappé kujtoi se erdhi në Real Madrid për të shënuar gola, pas tregolëshit të tij të shënuar këtë të martë kundër Kairat Almaty (5-0) në Ligën e Kampionëve, pa harruar zhgënjimin e fundit kundër Atléticos.

1 Tetor 2025, 10:30 Nga DOSJA

Mbappe i kënaqur me tripletën: "Kjo është arsyeja pse

SPANJE - Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappé, i cili shënoi një tregolësh në fitoren 5-0 ndaj Kairat Almaty, pas ndeshjes nuk e ka fshehur kënaqësinë për rezultatin e arritur: 

"Nuk duhet ta harrojmë kurrë (humbjen 5-2 kundër Atléticos të shtunën në La Liga).  Sigurisht, është një garë tjetër, por duhet të kujtojmë se çfarë ndodhi fundjavën e kaluar për të mësuar nga gabimet tona dhe për t'u siguruar që kjo të mos ndodhë përsëri.

Puna ime është të ndihmoj ekipin dhe mendoj vetëm të bëj gjithçka që mundem për t'i ndihmuar ata të fitojnë ndeshje dhe trofe. Një lojtar si unë, kur ka pesë raste, dëshiron dhe duhet t'i shënojë të gjitha. Kjo është arsyeja pse Real Madridi më nënshkroi dhe unë gjithmonë dua më shumë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll