Sport

Dembélé do të vizitojë klinikën Aspetar në Katar "si pjesë e procesit të rehabilitimit"

PSG ka njoftuar se Ousmane Dembélé, i cili dëmtoi kofshën e djathtë në fillim të shtatorit, do të fluturojë për në Katar dhe në klinikën Aspetar në Doha në ditët në vijim për të vazhduar procesin e rehabilitimit.

29 Shtator 2025, 11:13 Nga DOSJA
Dembélé do të vizitojë klinikën Aspetar në

FRANCE - Ousmane Dembélé do të jetë në Katar në ditët në vijim. "Si pjesë e procesit të tij të rehabilitimit, Ousmane Dembélé do të udhëtojë për në Aspetar, në Doha, këtë javë", njoftoi PSG këtë të diel në mbrëmje në një deklaratë të shkurtër.

Ky spital i kirurgjisë ortopedike dhe mjekësisë sportive i vendosur në kryeqytetin e Katarit përdoret rregullisht nga klubi parizien, i cili aktualisht ka disa lojtarë të lënduar në radhët e tij (Désiré Doué, João Neves, Fabian Ruiz, Marquinhos).

I nderuar në Parc des Princes të shtunën pas fitores kundër Auxerre (2-0), “Topi i Artë” kishte dhënë lajmin për rehabilitimin e tij, ai që dëmtoi kofshën e djathtë me Blutë kundër Ukrainës (2-0), më 5 shtator. 

"Po shkon mirë, do të kthehem shumë shpejt" , buzëqeshi Dembélé, pasi hezitoi t'i përgjigjej pyetjes së gazetarit që e pyeti nëse do të ishte i pranishëm kundër Strasburgut, më 17 tetor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll