Sport

FIFA dënon Malajzinë për aktivizim të lojtarëve me dokumente të falsifikuara…

Lojtarët kanë shkelur rregulloret në lidhje me aktivizimin e tyre duke falsifikuar dokumentet, tha FIFA të premten

29 Shtator 2025, 10:00 Nga DOSJA

FIFA dënon Malajzinë për aktivizim të lojtarëve me

ZVICER - FIFA ka gjobitur Federatën e Futbollit të Malajzisë me 438.000 dollarë për dokumente të falsifikuara, të paraqitura për të natyralizuar shtatë lojtarë të lindur jashtë vendit për ekipin kombëtar, i cili tani është pezulluar.

Lojtarët - Gabriel Felipe Arrocha, Jon Irazábal Iraurgui, Facundo Tomás Garcés, Rodrigo Julián Holgado, Imanol Javier Machuca, João Vitor Brandão Figueiredo dhe Hector Alejandro Hevel Serrano - të gjithë kanë lindur jashtë këtij vendit dhe janë aktivizuar edhe në Kupën e Botës me Malajzinë. Lojtarët shkelën rregulloret në lidhje me aktivizimin e tyre duke falsifikuar dokumentet, tha FIFA të premten.

Është rasti më i fundit i regjistrimeve të rreme në futbollin ndërkombëtar - që shpesh përfshijnë lojtarë nga Brazili - që synojnë të shfrytëzojnë rregullat e FIFA-s të cilat u lejojnë disa lojtarëve të lindur jashtë vendit, të ndryshojnë të drejtën e tyre për pjesëmarrje.

Timori Lindor u përjashtua nga Kupa e Azisë 2023 për përfshirjen e lojtarëve me certifikata lindjeje të falsifikuara në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës. Edhe ekipet e meshkujve dhe të femrave të Guinesë Ekuatoriale, janë kapur në ndeshje kualifikuese, duke përfshirë Lojërat Olimpike të Londrës 2012 dhe Kupën e Botës për meshkuj 2014.

Rasti i fundit është gjithashtu i turpshëm për futbollin malajzian sepse një nga zyrtarët e tij më me përvojë është edhe anëtar i zgjedhur i këshillit të FIFA-s. FAM i paraqiti FIFA-s kërkesa për përshtatshmëri dhe, duke vepruar kështu, "përdori dokumentacion të manipuluar për të qenë në gjendje të fuste në fushë lojtarët e mësipërm", tha organi drejtues.

Çdo lojtar u pezullua për 12 muaj dhe u gjobit me nga 2.000 franga zvicerane (2.510 dollarë). Ndërsa FAM u gjobit me 350.000 franga zvicerane (438.000 dollarë). FIFA shtoi se do të hetohet edhe nëse lojtarët kanë të drejtë të përfaqësojnë Malajzinë.

Mediat vietnameze raportuan se ekipi i tyre kombëtar do të fitojë 3-0 për ndeshjen e qershorit, por FIFA nuk bëri asnjë koment. Malajzia kryeson Grupin F të Azisë në kualifikuese me gjashtë pikë nga dy ndeshje, tre më shumë se Vietnami i vendit të dytë. Vetëm fituesi i grupit avancon në turne, me katër ndeshje të mbetura.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll