Sport

FSHF - Bashkia Kamëz, presidenti Duka inspekton fushën e re në Valias: “Të ndërtojmë sa më shumë terrene sportive”...

Federata e Futbollit dhe Bashkia Kamëz kanë nisur menjëherë bashkëpunimin për ndërtimin e fushës së re në Valias, si pjesë e projektit të FSHF “100 fushat”.

26 Shtator 2025, 12:24 Nga DOSJA

FSHF - Bashkia Kamëz, presidenti Duka inspekton fushën e re në

TIRANE - Në kuadër të këtij investimi madhor, presidenti Armand Duka zhvilloi një vizitë në Valias, ku u njoh nga afër me ambientin ku do të ndërtohet fusha dhe inspektoi nga afër punimet.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar ishte i shoqëruar në këtë vizitë nga kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, dhe deputetja Lindita Nikolla.

Në fjalën e tij, presidenti Duka, falënderoi Bashkinë e Kamzës për bashkëpunimin dhe theksoi rëndësinë e investimeve në terrene sportive për fëmijët. Ai u shpreh se objektivi kryesor është edukimi përmes sportit dhe rritja e numrit të fëmijëve që luajnë futboll. Presidenti Duka nënvizoi se FSHF është e hapur të bashkëpunojë me bashkitë dhe sektorin privat për ndërtimin e më shumë terreneve sportive në gjithë vendin.

Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, falënderoi presidentin Duka dhe Federatën e Futbollit për mbështetjen dhe bashkëpunimin për ndërtimin e këtij terren të ri sportiv. Ai theksoi se objektivi kryesor është përfshirja e sa më shumë fëmijëve në aktivitetet sportive dhe investimi i vazhdueshëm në sport për zhvillimin e komunitetit.

Ndërkohë deputetja Lindita Nikolla falënderoi presidentin Armand Duka dhe kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, për investimin në infrastrukturën sportive, duke e cilësuar atë një mundësi të vlefshme për të rinjtë dhe sportdashësit e komunitetit. Ajo theksoi se ky projekt do t’i japë një frymëmarrje të re jetës futbollistike në Kamëz.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll