Sport

Liverpooli ia pagoi bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, të plotë kontratën e Diogo Jotës!

Në një intervistë me TNT Sports të enjten, trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, shpjegoi se klubi ia pagoi të gjithë kontratën e Diogo Jotas anëtarëve të familjes së tij pas vdekjes së tij.

26 Shtator 2025, 11:00 Nga DOSJA

Liverpooli ia pagoi bashkëshortes dhe fëmijëve të tij,

ANGLI - Siç sugjeroi media portugeze "Record" disa ditë pas tragjedisë, pronarët e Liverpoolit kanë vendosur të respektojnë kontratën e Diogo Jotës.

I pyetur nga "TNT Sports" në lidhje me mënyrën se si klubi e trajtoi vdekjen e lojtarit portugez, Arne Slot, trajneri i Reds, konfirmoi se klubi kishte vendosur t'ia paguante të gjitha pagat e mbetura të Diogo Jotës familjes së tij.

"Pronarët, ashtu si trajnerët, kritikohen kryesisht, por mënyra se si ata (Fenway Sports Group, pronarët e Liverpoolit) e trajtuan situatën... Ata i paguan kontratën e plotë të Diogo Jotës gruas dhe fëmijëve të tij.

Shumë njerëz mund të mendojnë se kjo është normale, por nuk është", shpjegoi ai. Diogo Jota dhe vëllai i tij André vdiqën në një aksident rrugor në Spanjë në fillim të korrikut. Portugezi kishte edhe dy vjet të mbetura në kontratën e tij me Reds.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll