Sport

Festë për anglezët dhe gjermanët në Europa League, Bajrami e sheh Rangersin nga tribuna!

Europa League ka luajtur ditën e dytë të javës së parë të fazës së ligës.

26 Shtator 2025, 00:20 Nga DOSJA
Festë për anglezët dhe gjermanët në Europa League,

ANGLI - Dueli që spikati ishte ai mes Aston Villas dhe Bolognas. Dueli ishte i luftuar nga të dyja ekipet, por anglezët e Unai Emery arritën të merrnin tre pikë të rëndësishme falë golit të vetëm të sfidës që u shënua nga McGinn në minutën e 13’.

Tri pikë të vyera i mori edhe Stuttgarti. Gjermanët mundën në shtëpinë e tyre Celta Vigon me rezultatin 2-1, në një përballje të luftuar deri në fund. Rangers u mund 0-1 nga Genk. Ekipi skocez, që ka lënë jashtë listës së Europës sulmuesin shqiptar, Nedim Bajrami, e nisi me një disfatë të hidhur në shtëpi aventurën europiane këtë sezon.

Dy klubet franceze, Lyon dhe Lille arritën të merrnin tre pikë të rëndësishme në ndeshjen e parë. Në sfidat e tjera, G.A. Eagles u mposht 0-1 nga FCSB, Ferencvaros barazoi 1-1 me Plzen, Porto mundi 0-1 Salzburgun në transfertë, ndërsa Young Boys pësoi një humbje të rëndë 1-4 në shtëpi përballë Panathinaikos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll