Sport

VIDEO / Mbrojtësi shqiptar shënon por VAR-i i anullon festën!

Ishte minuta e 49-të, kur mbrojtësi i Kombëtares e dërgoi topin në rrjetë, për të dyfishuar rezultatin e Torinos ndaj Pizës.

26 Shtator 2025, 00:14 Nga DOSJA
VIDEO / Mbrojtësi shqiptar shënon por VAR-i i anullon festën!

ITALI - Ardian Ismajli e festoi me ekipin atë që do të ishte goli i tij i parë. Ishte minuta e 49-të, kur mbrojtësi i Kombëtares e dërgoi topin në rrjetë, për të dyfishuar rezultatin e Torinos ndaj Pizës.

Skenën më pas e mori VAR, që e anuloi golin për prekje me dorë. Mbrojtësi reagoi i habitur pas vendimit që u mor në Kupën e Italisë.

28-vjeçari u bashkua këtë verë me Torinon. Ishte okazion për klubin e Seria A, që firmosi me mbrojtësin pasi i kishte përfunduar kontrata tek Empoli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll