Sport

Portugalia kthehet përmbys: Mou, simboli i Portos, në një mega-murale të Benficës!

Mural për të nderuar Jose Mourinhon në Lisbonë: ‘Special One’ me shqiponjën e Benficës…

25 Shtator 2025, 14:29 Nga DOSJA
Portugalia kthehet përmbys: Mou, simboli i Portos, në një

PORTUGALI - João Cavalheiro, i njohur më mirë si Styler, i bëri homazh Jose Mourinhos duke krijuar një vepër në nder të ‘Special One’, ku portretizohet trajneri me shqiponjën e Benficas.

Murali paraqet fytyrën e Mourinhos në plan të parë, të shoqëruar nga shqiponja, emblema përfaqësuese e klubit. Pas tyre është stadiumi Luz, ku luan klubi portugez, dhe për të kompletuar pikturën, një riprodhim i autografit të ‘Special One’.

Kjo nuk është hera e parë që trajneri portugez ka marrë këtë lloj homazhi: me mbërritjen e tij në Romë, ai u portretizua gjithashtu duke hipur në një Vespa nga artisti Harry Greb në Testaccio.

Për José Mourinhon, ky është një rikthim në stolin e Benficas, pas një periudhe të shkurtër prej nëntë ndeshjesh në vitin 2000. Në dy ndeshjet e para që nga rikthimi i tij, “Shqiponjat” kanë fituar një dhe barazuar një tjetër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll