Sport

Beteja për jetën… Palonara e kreu me sukses transplantin e palcës së kockave. Mesazhi i tij me mediat sociale: "Gjithçka në rregull"

Basketbollisti italian Achille Polonara po lufton me leuçeminë mieloide. Mesazhi i tij në rrjetet sociale është inkurajues.

25 Shtator 2025, 14:04 Nga DOSJA
Beteja për jetën… Palonara e kreu me sukses transplantin e

ITALI - Achille Polonara iu nënshtrua një transplanti të palcës së kockave në Spitalin Sant'Orsola në Bolonja, duke vazhduar betejën e tij me leuçeminë mieloide.

Basketbollisti i Sassarit ndau rezultatet e operacionit, i cili u zhvillua në departamentin e hematologjisë së spitalit të Bolonjës, në rrjetet e tij sociale: "Transplanti u krye, gjithçka në rregull."

Pas tre muajsh trajtimi dhe dy raundeve të kimioterapisë, Polonara iu nënshtrua transplantit, pasi gjeti një donator 90% të përputhshëm në Shtetet e Bashkuara. Ish-lojtari i Virtus mund të vazhdojë betejën e tij kundër sëmundjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll