E rëndë, Gavi do t’i mungojë Barçës 5 muaj…
SPANJE - Mesfushori i Barcelonës, Gavi, i është nënshtruar një operacioni këtë të martë të 23 shtatorit. Fill...
Policia sekuestroi objekte të mprehta si shufra hekuri, doreza fshesash, tuba plastikë, lopata, thika dhe çekiçë.
FRANCE - Të martën në mbrëmje në qendër të Nicës pati tension të madh, ku shpërthyen incidente që përfshinin tifozët e Romës në prag të ndeshjes së Europa League midis verdhekuqve dhe ekipit francez.
Sipas L'Equipe, 102 persona "në posedim të armëve" u arrestuan dhe u morën në paraburgim. Gazeta citoi burime nga policia e Alpes-Maritimes. Incidentet thuhet se ndodhën në qendër të Place Masséna, në zemër të qytetit të rivierës franceze.
Sipas një dëshmitari, të cituar gjithashtu nga Nice-Matin, përleshja filloi pasi disa tifozë, të ulur në tarracën e një restoranti, filluan të hidhnin gota drejt policisë, duke shkaktuar një ndjekje nëpër rrugët e Nicës së Vjetër. Disa nga të arrestuarit mbanin balaklava për të mos u njohur.
Mbi 200 oficerë policie dhe xhandarë, përfshirë dy njësi të lëvizshme policie, u vendosën në qendër të qytetit për të shuar incidentet. Tifozëve të Romës iu sekuestruan objekte të topitura dhe të rrezikshme, të tilla si shufra hekuri, doreza fshesash, tuba plastike, lopata, thika dhe çekiçë.
Ultrasit e Romës u transferuan në stacione të ndryshme policie në departament dhe iu dorëzuan gjykatave nën autoritetin e prokurorit të Nicës. Sekuestrimi dhe reagimi i shpejtë i forcave franceze të rendit parandaluan dhunë dhe dëme të mëtejshme në qendër të qytetit.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Mesfushori i Barcelonës, Gavi, i është nënshtruar një operacioni këtë të martë të 23 shtatorit. Fill...
ANGLI - Manchester United dhe Barcelona janë gati të përfshihen në një debat mbi vlerësimin e Marcus Rashford. Barcelona...
ANGLI - Gjithçka dukej se ishte gati për një mbrëmje të paharrueshme për Giovanni Leonin. Pasi nuk u thirr as për ndeshje...
PORTUGALI - Sigurisht, pasi debutoi me një fitore kundër AVS, José Mourinho do të kishte imagjinuar një debutim madhështor ...
Isak dhe Ekitiké, duke festuar kundër Southampton ANGLI - Liverpooli mbetet një tifoz i arritjeve epike... dhe nuk duket se është...
GJERMANI - E ardhmja e Harry Kane, njërit prej sulmuesve më vdekjeprurës të dekadës së fundit, mund të marrë nj&e...
SPANJE - Ndeshjet e para të sezonit të ri janë luajtur tashmë dhe sulmuesit më me përvojë kanë filluar të vendosi...
ITALI - Milani dha një tjetër shfaqje në Kupën e Italisë. Pasi eliminuan Barin, djemtë e Allegrit shkatërruan Leccen 3-0...
ANGLI - Armando Brojës do t’i duhet më shumë punë për të bindur trajnerin Skot Parker që t’i rezervojë minut...
Raphinha dhe Natalia, gjatë galasë së “Topit të Artë” FRANCE - Parisi u vesh për një tjetër edicion t&e...