Sport

E rëndë, Gavi do t’i mungojë Barçës 5 muaj…

Kjo kohëzgjatje e vendos në rrezik edhe përgatitjet e tij për Kupën e Botës 2026

24 Shtator 2025, 10:30 Nga DOSJA
E rëndë, Gavi do t’i mungojë Barçës 5

SPANJE - Mesfushori i Barcelonës, Gavi, i është nënshtruar një operacioni këtë të martë të 23 shtatorit.

Fillimisht pritej që mungesa e tij të ishte rreth tre javë, por kontrollet mjekësore zbuluan probleme të tjera. Mjekët u detyruan të ndërhynin më tepër, çka do të zgjasë periudhën e rikuperimit.

Sipas vlerësimeve, Gavi do të mungojë për rreth pesë muaj. Ai pritet të rikthehet në fillim të muajit mars, në fazën përfundimtare të sezonit.

Kjo kohëzgjatje e vendos në rrezik edhe përgatitjet e tij për Kupën e Botës 2026. Dëmtimi i pësuar më 29 gusht nuk lidhej fillimisht me dëmtimin e rëndë të vitit 2023, por gjatë operacionit u pa se kishte një lidhje.

Kjo e bën rikuperimin e tij më të gjatë dhe më të vështirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll