Sport

VIDEO / Milani kalon lehtësisht Udinezen, Pulisiç shënon dy herë!

Vjen fitorja e tretë radhazi për Milanin, që në javën e katërt të Serisë A u imponua me rezultatin 3-0 në fushën e Udineses, duke shfrytëzuar mbrëmjen e shkëlqyer të Pulisic.

21 Shtator 2025, 00:33 Nga DOSJA
VIDEO / Milani kalon lehtësisht Udinezen, Pulisiç shënon dy

ITALI - Vjen fitorja e tretë radhazi për Milanin, që në javën e katërt të Serisë A u imponua me rezultatin 3-0 në fushën e Udineses, duke shfrytëzuar mbrëmjen e shkëlqyer të Pulisic.

Milani kalon në avantazh në minutën e 40’ me amerikanin protagonist kryesor të aksionit që e nisi dhe e përfundoi vetë. Pas një topi të gjatë nga Gabbia, ish-sulmuesi i Dortmundit shërbeu për Estupinan, i cili krosoi me tokë duke gjetur devijimin e Kristensen. Portieri Sava bëri një pritje të madhe, por topi u rikthye te Pulisic, që nuk e pati të vështirë të shënonte në portën e boshatisur. Udinese është në disavantazh 0-1.

Milani e nisi fuqishëm pjesën e dytë në transfertën ndaj Udineses. Vetëm një minutë pas rifillimit të lojës, në minutën e 46’, Youssouf Fofana përfitoi nga një top i mbetur brenda zonës dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë, duke e dyfishuar rezultatin në 0-2 për kuqezinjtë.

Dominimi i Milanit u konfirmua sërish në minutën e 53’. Këtë herë ishte Christian Pulisic që tregoi qetësi dhe saktësi para portës. Sulmuesi amerikan e ndëshkoi mbrojtjen e Udineses, duke e çuar topin në rrjetë për golin e tretë të ndeshjes, 0-3.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll