Sport

VIDEO / Juventusi ndalet nga Verona, e papritura e parë e javës!

Juventusi nuk arriti t’i jepte vazhdimësi ecurisë perfekte në Serinë A, pasi u ndal në barazim 1-1 në transfertë ndaj Veronës, në ndeshjen hapëse të javës së katërt.

21 Shtator 2025, 00:30 Nga DOSJA
VIDEO / Juventusi ndalet nga Verona, e papritura e parë e javës!

ITALI - Juventusi nuk arriti t’i jepte vazhdimësi ecurisë perfekte në Serinë A, pasi u ndal në barazim 1-1 në transfertë ndaj Veronës, në ndeshjen hapëse të javës së katërt. “Bardhezinjtë” mbeten në krye të renditjes, në pritje të sfidës së Napolit kundër Pizës, të hënën. Skuadra e Sergio Conceiçaos kaloi në epërsi në minutën e 19-të. Pas një dyluftimi të fituar me Bernede, portugezi shmangu Serdar dhe nga kufiri i zonës lëshoi një goditje të saktë me të majtën, duke mposhtur portierin Montipò.

Megjithatë, Verona arriti të barazonte pak para pushimit. Në minutën e 44-t, pas një prekjeje me dorë të Joao Marios në zonë, gjyqtari akordoi penallti. Orban u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke shënuar golin e tij të parë në Serie A.

Në pjesën e dytë, Serdar mendoi se kishte përmbysur rezultatin, por goli i tij u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Di Gregorio u bë protagonist me dy pritje të rëndësishme ndaj Orban dhe Frese, ndërsa Vlahovic zhvilloi një ndeshje të zbehtë. Nga minuta e 83-të u aktivizua edhe Edon Zhegrova, por iniciativat e tij nuk u shpërmblyen me gol për Juvetusin. Ky rezultat i lë juventinët me një pikë të vetme nga përballja në Verona, duke u dhënë shansin rivalëve të afroheshin në renditje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll