Aktualitet

Kamera e fshehtë për lejet e daljes nga burgu, sa u kushtoi pazari drejtorëve

Ky i fundit la menjëherë një takim në një lokal, mori 700 euro dhe premtoi 5-7 ditë leje për personin në fjalë. “Stop” dorëzoi paratë dhe e ndoqi çështjen deri në momentin e shumëpritur kur i burgosuri, doli për disa ditë nga qelia.

17 Shtator 2025, 21:51 Nga E. D

Kamera e fshehtë për lejet e daljes nga burgu, sa u kushtoi pazari

TIRANË- Më 16 shtator, një ditë më parë, emisioni “Stop” në Tv Klan, transmetoi një regjistrim me kamera të fshehtë për pazaret që bëhen nëpër burgje duke u shitur disa ditë leje të burgosurve me shuma të majme. “Stop” inskenoi një rast në burgun e Fushë-Kosovës në Lushnje, ku kërkoi takim me shef Matin.

Ky i fundit la menjëherë një takim në një lokal, mori 700 euro dhe premtoi 5-7 ditë leje për personin në fjalë. “Stop” dorëzoi paratë dhe e ndoqi çështjen deri në momentin e shumëpritur kur i burgosuri, doli për disa ditë nga qelia.

Menjëherë pas transmetimit, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, nën drejtimin e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, arrestoi shtetasin Irakli Leka, me detyrë Shef i Regjimit të Brendshëm në IEVP Lushnjë. Ai dyshohet për “Korrupsion pasiv të personave, që ushtrojnë funksione publike”. Po kështu është pezulluar nga detyra drejtori i këtij burgu Elvin Kurti, deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe zëvendësi i tij./tvklan.al

burgu i fushë-kosovës lushnje

Sondazh

Poll