Aktualitet

VIDEO/ Vatër zjarri në Parkun e Butrintit, era favorizon përhapjen e flakëve

Ndërkohë zjarrfikësja ndodhet në vendin e zjarrit për shuarjen e zjarrit.

15 Shtator 2025, 17:19 Nga E. D
VIDEO/ Vatër zjarri në Parkun e Butrintit, era favorizon
foto ilustruese

SARANDË- Një vatër zjarri ka përfshirë ditën e sotme vendin e quajtur Qafa e Butrintit. Mësohet se flakët kanë përfshirë zonën e gjelbëruar të Parkut të Butrintit. Era që fryn rrezikon që zjarri të përhapet në brendësi të Parkut.

Ndërkohë zjarrfikësja ndodhet në vendin e zjarrit për shuarjen e zjarrit. Megjithatë ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i këtij zjarri.

 

zjarr parkun e butrintit

Sondazh

Poll