Aktualitet

Kryeprokurori Çela takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë/ Në fokus të diskutimeve bashkëpunimi mes dy vendeve në luftën kundër veprimtarive kriminale

Bëhet me dije se në takim u diskutua lidhur forcimin e bashkëpunimit në luftën ndaj veprimtarive kriminale që prekin të dy vendet, përmes përdorimit efikas të instrumentave të bashkëpunimit ndërkombëtar si Eurojust, krijimit të grupeve të përbashkëta hetimore si dhe hetimeve paralele.

15 Shtator 2025, 15:10 Nga E. D
Kryeprokurori Çela takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin
pamje nga takimi

TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe drejtuesi i Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, Mlladen Nenadiç kanë zhvilluar një takim ditën e sotme.

Bëhet me dije se në takim u diskutua lidhur forcimin e bashkëpunimit në luftën ndaj veprimtarive kriminale që prekin të dy vendet, përmes përdorimit efikas të instrumentave të bashkëpunimit ndërkombëtar si Eurojust, krijimit të grupeve të përbashkëta hetimore si dhe hetimeve paralele.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm për thellimin e koordinimit në luftën kundër krimit ndërkufitar, në një kohë kur rrjetet kriminale po veprojnë me shtrirje gjithnjë e më të gjerë në rajon dhe përtej tij.

olsian Çela mlladen nenadiç

Sondazh

Poll