Bota

Takimi me Rubiun/ Netanyahu nuk përjashton një goditje tjetër ndaj liderëve të Hamasit: Nuk ka imunitet për ta

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio në Jeruzalem, Netanyahu tha se çdo vend kishte të drejtën të mbrojë veten përtej kufijve të

15 Shtator 2025, 15:45 Nga E.d
Takimi me Rubiun/ Netanyahu nuk përjashton një goditje tjetër
Marco Rubio dhe Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk e ka përjashtuar mundësinë e sulmeve të mëtejshme ndaj liderëve të Hamasit pas sulmit të javës së kaluar në Katar, duke thënë se ata nuk do të kenë imunitet kudo që të jenë. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio në Jeruzalem, Netanyahu tha se çdo vend kishte të drejtën të mbrojë veten përtej kufijve të tij.

Vendimi i Izraelit për të synuar liderët e lartë të Hamasit në Katar, i cili është një aleat të ngushtë i SHBA-së, solli zemërim dhe kritikë ndërkombëtare nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Hamas tha se gjashtë njerëz u vranë, por liderët e saj shpëtuan.

Takimi mes Rubio dhe Netanyahu vjen ndërsa liderët arabë mbajnë një samit në shenjë mbështetjeje për Katarin. Kryeministri i tij bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndalonte aplikimin e standardeve të dyfishta dhe të ndëshkonte Izraelin. Ndërsa gjatë një bisede me reporterët u shpreh se marrëdhënia mes SHBA-së dhe Israelit ishte e qëndrueshme si gurët në Murin Perëndimor.

Ky takim mes Netanyahu dhe Rubio vjen një javë para seancës  së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në të cilën disa aleatë kryesorë të SHBA-së përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Kanadanë, Australinë dhe Belgjikën pritet të njohin Shtetin e Palestinës. Kjo njohje e pritur ka ndezur debatin brenda Izraelit rreth të ardhmes së Bregut Perëndimor, me elemente më të ashpra të qeverisë që insistojnë se aneksimi është e vetmja mënyrë për të parandaluar një shtet palestinez.

benjamin netanyahu marco rubio

Sondazh

Poll