Bota

Partia CDU kryeson në zgjedhjet lokale në landin NRW/ SPD e dyta, AfD në vendin e tretë

Kristian-Demokratët fituan 34.2 përqind të votave (0.1 përqind më pak krahasuar me zgjedhjet e mëparshme në vitin 2020), partia socialdemokrate SPD fitoi 22.6 përqind (1.7 përqind më pak se në vitin 2020). Partia AfD renditet në vendin e tretë me 16.4 përqind përpara të Gjelbërveme 11.5 përqind.

14 Shtator 2025, 22:49 Nga DOSJA
Partia CDU kryeson në zgjedhjet lokale në landin NRW/ SPD e dyta, AfD
foto ilustruese

GJERMANI- Parashikimet e para konfirmuan përafërsisht rezultatet e parashikimeve parazgjedhore. Sipas njoftimeve të stacionit WDR, CDU-ja doli fituese e zgjedhjeve lokale në landin NRW.

Kristian-Demokratët fituan 34.2 përqind të votave (0.1 përqind më pak krahasuar me zgjedhjet e mëparshme në vitin 2020), partia socialdemokrate SPD fitoi 22.6 përqind (1.7 përqind më pak se në vitin 2020). Partia AfD renditet në vendin e tretë me 16.4 përqind përpara të Gjelbërveme 11.5 përqind.

Partia CDU kryeson në zgjedhjet lokale në landin NRW/ SPD e dyta, AfD

AfD forcohet, të gjelbrit pësojnë humbje të forta

Partia AfD ka fituar një numër të konsiderueshëm votash. Me 11.3 përqind më shumë vota se në vitin 2020 kur fitoi 5.1 përqind, ajo e ka trefishuar rezultatin e saj.

Të Gjelbrit pësuan humbje të mëdha. Në vitin 2020 kjo parti arriti rezultatin e saj më të mirë në zgjedhjet lokale me 20 përqind. Tani ajo fitoi vetëm 11.7 përqind, pra 8.3 përqind më pak se në zgjedhjet e mëparshme.

gjermani

Sondazh

Poll