Aktualitet

Tentoi të fuste në Shqipëri 1000 fishekë arme gjahu dhe 20 mijë €, në pranga 55-vjeçari në Portin e Durrësit

Ndërkohë që gjatë kontrollit iu gjetën edhe 20 mijë euro të padeklaruara. 

15 Shtator 2025, 12:28 Nga I.A
Tentoi të fuste në Shqipëri 1000 fishekë arme gjahu dhe 20
Fisheket

DURRËS- Një shofer 55-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Portin e Durrësit për kontrabandë. Mësohet se Kujtim Aliaj tentoi që të fuste në vendin tonë 1000 fishekë arme gjahu të kontrabanduara. Ndërkohë që gjatë kontrollit iu gjetën edhe 20 mijë euro të padeklaruara. 

Njoftimi i Policisë:

Port Durrës/Kontrolle intensive për goditjen e krimeve kufitare. Tentoi të fuste në territorin e RSh-së, 1000 fishekë arme gjahu dhe rreth 20 000 euro, pa i deklaruar, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe vihet në pranga 55-vjeçari. Sekuestrohen fishekët, shuma e eurove dhe kamioni ku ato ishin fshehur. Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, si rezultat i kontrolleve të shtuara në hyrje/dalje, me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, evidentuan dhe goditën një rast të tentativës për trafikim të municionit luftarak dhe një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi K. A., 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Gjatë kontrollit në kamionin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën të fshehura në kabinë, 1000 fishekë gjahu, armë gjahu dhe rreth 20 000 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me kamionin, pasaportën dhe celularin e 55-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

kujtim aliaj

Sondazh

Poll