Sport

REKORD BEFASUES! Karta Panini e Leo Messit shitet për 1.5 milionë dollarë…

Një koleksionist i revistës Panini ka thyer rekordin për transaksionin më të shtrenjtë. Ai bleu një kartë të Lionel Messit, të vitit 2004 për 1.5 milionë dollarë.

15 Shtator 2025, 13:30 Nga DOSJA

REKORD BEFASUES! Karta Panini e Leo Messit shitet për 1.5 milionë

ANGLI - Lionel Messi sapo ka thyer një rekord të pazakontë. Një koleksionist ka blerë një kartë Panini me emrin e tij për 1.5 milionë dollarë.

Ajo përshkruan sulmuesin argjentinas gjatë sezonit 2004-2005, sezoni i tij i parë i plotë si profesionist me FC Barcelona (1 gol në 9 ndeshje). Karta, e shitur në një platformë private shitjesh online, nuk u shfaq publikisht.

Kjo është hera e parë që një etiketë futbolli arrin këtë shumë. Rekordi i mëparshëm, i vendosur në vitin 2022, ishte blerja e një karte të legjendës braziliane Pelé gjatë Kupës së Botës 1958. Transaksioni arriti në 1.33 milionë dollarë.

I njohur nga koleksionistët më të mëdhenj në botë, PSA (Professional Sports Authenticator), i cili certifikon çdo kartë, e vlerësoi artikullin si në gjendje të përsosur (10 nga 10 në shkallën e vlerësimit). Vlerësimi konfirmoi se ekzistojnë 838 kopje në të gjithë botën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll