Art&Argëtim

Pallati Mbretëror thyen heshtjen dhe përgënjeshtron lajmin se Meghan dhe Harry po punojnë për kompaninë e famshme

3 Shkurt 2020, 18:36 Nga DOSJA
Pallati Mbretëror thyen heshtjen dhe përgënjeshtron lajmin se

BRITANI- Sipas “Elle“, këtë fundjavë, Pallati iu përgjigj raporteve që qarkullojnë se Meghan dhe Harry tani janë duke punuar me “Sheeraz Inc”, një firmë që punon me klientë si Kim Kardashian, Jennifer Lopez dhe Zendaya për të rregulluar marrëveshje dhe paraqitje të markave.

Sheeraz me guxim pretendoi në Instagramin e saj se po pranon oferta për Dukën dhe Dukeshën e Sussex. Buckingham Palace  tha se lajmi që  Meghan dhe Harry do të punojnë me Sheeraz Inc., siç tregohet nga Instagrami i kompanisë, është kategorikisht i pavërtetë.Kompania postoi një përgjigje për mohimin e Pallatit në Instagram Story dhe Tëitter, duke insistuar se Meghan është përfundimisht duke punuar me ta.

“Gjithmonë e mbaj mend Meghan Markle si një aktore në Hollyëood para se të bëhej Princeshë“,  shkroi themeluesi i Sheeraz Inc., Sheeraz Hasan. “Tani ajo po kthehet në LA dhe natyrisht unë kam qenë në kontakt me ekipin e saj të brendshëm për marrëveshje për marka dhe paraqitje pasi kam një rrjet global blerësish me talent. Kur të famshëm kanë nevojë për media globale ose mundësi globale të markës, unë gjithmonë i marr”, është shprehur ai.

(R.G. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz meghan markle pallati mbreteror mohon lajmin princ harry sheeraz meghan markle pallati mbreteror mohon lajmin princ harry sheeraz

Sondazh

Poll