Art&Argëtim

Striptizëm dhe twerk, JLo dhe Shakira ishin kimia e përsosur për të mbajtur publikun në ajër (VIDEO+FOTO)

3 Shkurt 2020, 10:01 Nga DOSJA
Striptizëm dhe twerk, JLo dhe Shakira ishin kimia e përsosur për

MIAMI– Të ftuara speciale në “Super Bowl Show”, të realizuar në Miami, ishin divat e muzikës botërore, Jennifer Lopez dhe Shakira, të cilat dhuruan një spektakël të vërtetë.

Një dyshe e zjarrtë, që nuk e zhgënjeu publiku, Jennifer Lopez dhe Shakira i vunë flakën skenës. Me performanca të zjarrta, dy këngëtaret kanë ndezur skenën dhe kanë dhuruar spektakël.

Me një energji të pashtershme, 50-vjeçarja JLo nuk la pa performuar në tub, shoqëruar nga balerinët që e mbanin në ajër. Ndërsa Shakira, dhuroi skena me twerk, ndërsa kryente lëvizjet energjike.

The game might be a tie, but @JLo and @shakira are winning #SuperBowlLIV pic.twitter.com/TTEqO2R0xD

— Simpson Street (@SimpsonStreet) February 3, 2020


Bashkimi i dyshes Lopez- Shakira do të mbahet mend gjatë, për publikun. Dy këngëtaret dinë gjithmonë të dhurojnë një interpretim mbreslënës, shoqëruar me energji dhe skenografi që të mban gjithë kohës në vëmendje.

“Hola, Miami”, – tha Shakira ndërsa nisi performancën.

Ajo filloi më pas në një përzierje muzikore të këngëve të saj dhe kitarës së saj mbresëlënëse duke luajtur në “Empire”. Lopez performoi këngën e saj “Ëaiting For Tonight” dhe e shoqëroi performancën e saj me kërcimin mbi tub, duke vënë edhe njëherë në skenë pjesë nga filmi “Hustler”, ku ishte në rolin e një striptisteje.

Në një moment më miqësor e familjar, vajza 11-vjeçare e Lopez, Emme, u shfaq me një kor për fëmijë për të kënduar “Born in USA” dhe “Let’s Get Load” me nënën e saj.

Për të risjellë në vëmendje prejardhjen e saj , JLo në një moment e veshi veten me flamuj të dyfishtë Porto Rican dhe Amerikan.

Skena e Super Bowl u ndez në flakë me dy të ftuarat speciale, që si gjithmonë nuk zhgënjyen, por e mbajtën publikun në ajër!

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz jennifer lopez shakira shakira dhe jlo super bowl show vajza e jlo jennifer lopez shakira shakira dhe jlo super bowl show vajza e jlo

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 3 Shkurt 2020, 07:59

TIRANË- Memorie.al publikon historinë e panjohur të Sulo Klosit, inxhinierit të Minierave që pasi ishte diplomuar në Strasbourg, në vitin 1937 u kthye në S...